8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kryeministri i Kroacisë viziton të lënduarit në spital: S’kemi pasur aksident kaq të rëndë për një kohë të gjatë

Rekomandime

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq së bashku me ministrin e Jashtëm, Gordan Grliq Radman dhe ministrin i Brendshëm, Davor Bozinoviq, kanë shkuar për të vizituar të lëndu.arit në spitalin që gjendet në qytetin Slavonski Brod.

- Advertisement -

Ai tha se për një kohë të gjatë nuk kanë pasë ndonjë aksldent të rëndë si ky i autobusit me kosovarë, shkruan Indeksonline.

“Unë do të doja të shprehja ngushëllimet e mia në emër të Qeverisë dhe popullit kroat për të gjitha familjet e vlktl.mave në aksl.dentin pranë Slavonski Brod, në të cilën humbën 10 jetë.

Më vonë, ne presim ardhjen e Kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe ministrave të tij, kështu që ata do të jenë në gjendje të shohin këta njerëz, të cilët janë shtetas të Kosovës. Kroacia dhe qeveria e Kosovës do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar këta njerëz, shkruan dnevnik.hr.

- Advertisement -

Ne do të ndihmojmë me gjithçka që është e nevojshme. Jo të gjithë do të jenë në gjendje të shkojnë në Kosovë në të njëjtën kohë, disa janë të plagosur, disa nuk janë, ne do të ndihmojmë me transportin dhe në të gjitha mënyrat që nevojiten.

Një aksldent me të vërtetë shumë i rëndë, ne nuk kemi pasur një aksldent si ky për shumë vite. Ne do të bëjmë gjithçka, do të shohim me kryeministrin.

- Advertisement -

Ne do të ndihmojmë kudo që të mundemi, me kosto këtu, në kthimin e njëpasnjëshëm në Kosovë Ne do të ndihmojmë gjithçka, kudo që të jetë e nevojshme, aq sa do të duhet dhe do të sigurohemi që të gjithë të ndihen rehat gjatë qëndrimit të tyre këtu“, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit