10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Gucati: Institucionet mund të na quajnë kriminelë, por ta dinë e gjaku i dëshmorëve solli lirinë

Rekomandime

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka kritikuar institucionet shtetërore për anashkalimin e veteranëve të luftës në seancën e sotme solemne për Ditën e Pavarësisë.Duke uruar në emër të veteranëve të luftës së UÇK-së për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Gucati kujton se mbi 2000 pjesëtarë të saj ranë dëshmorë për lirinë e bashkim kombëtar, mijëra të tjerë mbeten invalidë, porse u anashkaluan nga institucionet në seancën solemne për 12-vjetorin e pavarësisë.

- Advertisement -

“Institucionet e dala nga vota e popullit dhe të akomoduar nëpër kolltukë falë sakrificave të popullit e të UÇK-së, paturpësisht anashkaluan Organizatën e Veteranëve të Luftës së shenjtë të UÇK-së, në seancë solemne për Ditën e Pavarësisë. Ata e këta mund të na anashkalojnë, të mos na njohin, të na quajnë edhe “kriminelë”, por një gjë duhet ta din ë se, lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve”, thuhet në reagim.

“Turpi nuk është si karamele, ai as hahet e as kapërdihet, por të turpëruarve u mbetet në fyt. Turpi qoftë mbi ata fytyrëmarroq që nuk e njohin, ruajnë e vlerësojnë gjakun e lirisë”, përfundon reagimi i Hysni Gucatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit