-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Eksperti serb i sigurisë: Rusët nuk e kanë problem të gënjejnë

Rekomandime

Shërbimet sekrete ruse po e dërgojnë Serbinë në konflikte të reja dhe destabilizim. Madje, ato nuk e kanë problem të gënjejnë dhe të mashtrojnë.

- Advertisement -

Kështu ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, Darko Trifunovic, ekspert serb i sigurisë, analist me prani të madhe në mediat e Serbisë, ku ka shfaqur mllefin e tij ndaj rusëve.

Drejtori i Institutit për Siguri Nacionale dhe Internacionale, Trifunovic, ka thënë se rusët nuk e kanë problem t’i thonë të gjitha që dëshiron dhe të mashtrojnë.

“Shërbimet sekrete ruse dhe rusopatofikët po na dërgojnë në konfIikte të reja dhe destabilizim”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Më tej, ai përmes një pyetje retorike ka mohuar të ketë ndonjë individ të inteigjencës serbe që flet hapur për atë që ka ndodhur me Industrinë e Naftës. Ndërsa për zhvatësit në Serbi, ka thënë se duhet t’i kenë adresat e tyre në Moskë.

“A ka në këtë vend ndonjë oficer inteligjence serb që hapur del dhe flet për atë se çfarë ka ndodhur me Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS)? Mos t’i numëroj aferat e tjera të mëdha në të cilat janë të përfshirë veçanërisht të njëjtit eksponentë, aktorë prorusë”, ka theksuar Trifunovic.

- Advertisement -

Mes tjerash, eksperti serb i sigurisë ka zbuluar edhe fakte të tjera interesante, e që kishin ndodhur përgjatë periudhës sa kishte qenë në Qeverinë e dikurshme të Federatës së Jugosllavisë.

“E kemi parë se ne kemi qenë populli i vetëm në Evropë që jemi bomvarduar nga NATO-ja, në vitin 1995 dhe 1999, dhe atë me pajtimin e heshtur të Moskës. Dhe çka tani? Gjersa të tjerët heshtin, mua më duhet ta them këtë. Njëjtë ka qenë edhe marrëveshja e realizuar me Putinin, kur Millosheviqi duhej të binte. Këtë e kanë luajtur Talboti dhe Shrëderi. Kam qenë në qeverinë federale, kur erdhi Ivanovi (ministri i jashtëm rus) drejt nga India, ku Putini ishte në vizitë, që të na sillte porosinë që Slloba duhej t’ia dorëzonte pushtetin Koshtunicës dhe se Putini do t’ia jepte garancionin për sigurinë e tij dhe të familjes së tij, dhe se nuk do t’i dorëzohej Hagës. Rusët nuk e kanë problem që të gënjejnë dhe t’i thonë të gjitha që dëshiron dhe të mashtrojnë. Na kanë hedhur për toke si gjithmonë. A është e mundshme që të gjithë ata që e kanë zhvatur Serbinë t’i keni adresat në Moskë dhe se janë shumë rusopatolofilë? Dhe, a është e mundshme që Serbia e di këtë dhe hesht?”, ka thënë ndër të tjera në shkrimin e vet Darko Trifunovic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit