13.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Tahiri voton kundër shkarkimit të Osmanit: Nuk po mundem me besu që po kërkojnë përjashtimin e një gruaje intelektuale

Rekomandime

Kryetari i Vushtrrisë e anëtari i KP të LDK-së, Xhafer Tahiri ka reaguar pas propozimit të Isa Mustafës, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetarës dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha që Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk e ka pasur praktikë të përjashtojë njerëzit e vet aq më pak, Nënkryetaren e vet, Kandidaten e parë grua për Kryeministre për shkak të mendimit ndryshe, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Sot, si anëtar i KP të LDK, Kryetar i Vushtrrisë e nënkryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, nuk mund të përkrahi përjashtimin e Vjosa Osmanit. Prandaj sapo votova JO”, tha ai.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk e ka pasur praktikë të përjashtojë njerëzit e vet aq më pak, Nënkryetaren e vet, Kandidaten e parë grua për Kryeministre për shkak të mendimit ndryshe.

- Advertisement -

Në ADN e LDK-së është liria e mendimit, liria e individit. Dr. Vjosa Osmani ka mbrojtur parimet për të cilat ka kërkuar besimin e votuesve të LDK. Të gjithë e kemi ditur që Vjosa nuk i ndryshon parimet e saja, të gjithë e kemi kërkuar në krye të listës së LDK dhe të gjithe kemi përkrahur.

Sot, si anëtar i KP të LDK, Kryetar i Vushtrrisë e nënkryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, nuk mund të përkrahi përjashtimin e Vjosa Osmanit. Prandaj sapo votova JO.
Ky është momenti më i randë në historinë 30 vjeqare të LDK. Si qytetarë i Kosovës, anëtar i LDK, si babë i 3 vajzave, nuk po mundem me besu që një grup i ngushtë në LDK po kërkon përjashtimin e një gruaje intelektuale, parimore e që e ka mbështetjen e anëtarëve të LDK dhe të qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

LDK që e ka themelu Ibrahim Rugova dhe intelektualët më të mdhenjë të kohës, është më e madhe e më e fuqishme se ky grup i ngushtë.

LDK ka me u rikthy te gjeneza e vet, bashkë me Vjosën e bashkë me ata qe kanë në ADN parimin e lirisë së mendimit.

LDK nis votimin elektronik, ora 19:00 rezultati për shkarkimin e Vjosës!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit