10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fatmir Rexhepi për shkarkimin e Vjosa Osmanit: S’kanë arsye e as të drejtë

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që të votojnë për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë pas qëndrimeve të saj kundër formimit të qeverisë Hoti.

Por një votim të tillë po e sheh të pakuptimtë, nëse ka mundësi të ndodhë, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi.

- Advertisement -

Të jem korrekt nuk kam informacion për këtë lajm. S’ma merr mendja se mundet me ndodh. S’kanë asnjë arsye me e ba atë, e kush e ka atë të drejtë, as kryetari i partisë.

Kjo s’ka kuptim hiq” tha shkurt Rexhepi.

Kujtojmë se deputeti Fatmir Rexhepi ka abstenuar në seancën për votimin e qeverisë Hoti së bashku me Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin .

- Advertisement -

Në letrën e plotë të siguruar, Kryetari Mustafa ka propozuar që në vend të Vjosa Osmanit të zgjidhet nënkryetar i LDK-së, Avdullah Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit