10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrëmbehet një burrë në Viti, kjo është shuma që kërkuan grabitësit për lirimin e tij

Rekomandime

Policia në Viti ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se e kanë rrëmbyer një tjetër, duke e mashtruar përmes rrjeteve sociale se do ia sjellin një dhuratë në shtëpi.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

- Advertisement -

Të dyshuarit kishin shkuar në shtëpinë e VlKTlMËS, ku e kishin rrëmbyer duke e futur në veturë e më pas e kanë dërguar në Prishtinë.

Në këmbim të lirimit të tij, grabitësit kanë kërkuar nga shokët e VlKTlMËS 1 mijë euro para të gatshme.

Rrëmbim-Viti 05.01.2022 – 22:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar VlKTlMËN mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi.

- Advertisement -

Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e VlKTlMËS, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e VlKTlMËS kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit