22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kush është Serbia? Trajneri i Kamerunit i poshtëron

Rekomandime

Pas shortit për Kupën e Botës në Katar, u vendos që Serbia dhe Kameruni të garojnë në Grupin G.

Përveç Serbisë dhe Kamerunit, ka rivalë si Brazili dhe Zvicra. Menjëherë pas shortit kanë mbërritur reagimet dhe komentet e trajnerëve dhe vëmendje të veçantë ka tërhequr deklarata e teknikut të Kamerunit, Rigobert Song.

- Advertisement -

“Shpresoj para së gjithash që të jetë një garë e mirë. Çdo grup është i vështirë dhe duhet bërë një përgatitje e mirë.

Të them të drejtën nuk njoh asnjë lojtar të Serbisë në grupin tonë, por do të bëjmë gjithçka që të mblidhem informacione për ta. Na duhen informacionet e mëtejshme që t’i analizojmë.

Nuk ka asnjë grup të dobët në futboll. Kam vetëm një muaj që jam trajner, por do të punojmë dhe do të përgatitemi sa më mirë”, tha Song, deklarata e të cilit është interpretuar edhe si provokim duke parë emrat e njohur të lojtarëve që ka Serbia.

- Advertisement -

Kameruni erdhi në Katar pas dramës në ndeshjen ndaj Algjerisë, ku festoi në ndeshjen e kthimit me golin e Ecambias në minutën e 124-të të ndeshjes, ndonëse në minutën e 119-të pësoi një gol që e mbajti larg Botërorit për disa momente.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit