13.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Historia interesante me kravatën e Hajredin Kuçit dhe Sabri Hamitit

Rekomandime

Hajredin Kuçi ka shpalosur gjëra interesante gjatë një bisede që sot kishte në emisionin Frontal në T7 kur ka folur për ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka treguar dy ngjaje interesante me kravatën e tij dhe të Sabri Hamitit.

Ai në Frontal ka treguar se kravatën që e kishte vendosur atë ditë ia ka dhuruar një kamarieri.

“Në atë kohe e pata vendos një kravatë të kuqe, të cilët me vonë ia kam dhënë një kamarieri i cili u ba marak. Tha a po ma falë se po du me e ruajtë si simbolikë dhe ia dhashë. Por i thash nëse e merr por e ruan, po ta jap. Emrin e ka Anton dhe sot besoj se e ruan diku”, ka thënë Kuçi.

- Advertisement -

Pikërisht me kravatën lidhet edhe ngjarja me Sabri Hamitin në po atë ditë.

Dita e Pavarësisë, kishte qenë hera e parë që ish nënkryetari i Kuvendit të vendoste kravatën.

- Advertisement -

“Profesor Sabri Hamiti, ju e keni vërejtur ka qenë hera e parë që ka vënë kravatë. Kemi bërë shaka para asaj dite por atë ditë ka vendos kravatë si simbolikë e veçantë, bile e kam lutë me ma falë”, ka treguar Kuçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit