21.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Disa nga qytetarët nuk do ta marrin vaksinën anti-COVID edhe për arsye fetare”

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në vendin tonë vaksinat nuk mund të arrijnë të paktën edhe tre muaj.

- Advertisement -

Ai ka pohuar se kjo vaksinë është ndryshe nga të tjerat dhe se asnjë shtet s’duhet t’ia imponojë askujt ta marrë atë.

Por Ahmeti ka treguar se disa qytetarë kanë deklaruar se nuk do ta marrin vaksinën anti-COVID, që nga arsyet e teorive konspirative, deri tek arsyet fetare.

“Ka persona që edhe për shkak të arsyeve religjioze nuk pranojnë ta marrin vaksinën, pasi thonë se trupi jonë nuk duhet të marrë diçka të tillë”, ka thënë ai në TV Dukagjini.

- Advertisement -

Ahmeti ka thënë se vaksina anti-COVID është për të mirën e qytetarëve dhe ka thënë se ky virus nuk duhet të merret me shaka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit