16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Flet amerikani që po bën namin duke imituar shqiptarët: Janë mirëpritës, por më kanë frikë

Rekomandime

Tino, është afro-amerikani i cili po bën namin me videot e tij në Tik Tok duke nxjerre në pah zakonet e shqiptarëve.

Tepër i ndjekur në rrjetet sociale ku njihet me nofkën ‘Lepurush i Zi’, Tino, së fundmi ka qenë i ftuar ne emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku foli për vështirësitë e jetës në Shqipëri.

- Advertisement -

Prej 3 vitesh ai jeton në Pogradec së bashku me familjen dhe thotë se është shumë i lumtur këtu por nga ana tjetër ka hasur vështirësi për shkak të ngjyrës.

Tino tha për moderatoren Ester Bylyku: Më ka bërë përshtypje që shqiptarët janë shumë familjarë dhe mirëpritës. Por në të njëjtën kohë ka raste që kam vështirësi. Kur dua të hip në autobus ata më ngatërrojnë me refugjatët sirianë dhe nuk më pranojnë. Më duhet tu sqaroj që jam amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit