Ky është polici hero, që shpëtoi nga vetëvrasja një kosovar që kishte bërë gati edhe ‘amanetin’

Date:

Një polic ka shpëtuar nga vetëvrasja një person në Gërmi. Rasti njoftohet të ketë ndodhur sot pasdite. Polici që ka bërë gjestin heroik, është e Amir Hoxha nga Prishtina.

Polici , ka shpëtuar personin, emër i njohur për redaksinë e Indeksonline, i cili në ato momente ka qenë i dehur dhe buzë një grëmine, duke tentuar të kryejë aktin.

Polici, i cili në ato momente ka qenë duke vrapuar në parkun e Gërmisë, ka marrë sinjalizimin nga një qytetar që dikush është duke tentuar të bëjë vetëvrasje.
Ai e ka përshkruar rastin duke thënë se personi në fjalë ka qenë i dehur, duke qarë dhe duke shkumuar nga goja, si dhe duke ecur zvarrë drejt grëminës nga ku edhe do të hidhej.

Me intervenimin e policit, duke e kapur atë dhe tërhequr nga këmba, është parandaluar incidenti.

Polici ka kërkuar pastaj ndihmën mjekësore dhe atë të policisë, për të trajtuar të dyshuarin.

Në anën tjetër, Indeksonline ka siguruar edhe një letër të personit në fjalë, që dyshohet ta ketë shkruar para aktit dhe në të cilën, ndër të tjerash, ka shkruar se ndjehet i tradhëtuar nga familjarët e tij.

Dyshohet se kjo gjë mund të ketë shtyer atë drejt vetëvrasjes.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...