1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eksperti zbulon si po dëmtohet rëndë qëllimshëm shëndeti i kosovarëve nga nafta

Rekomandime

Nga: Valdet Teneqja

- Advertisement -

Shqetësimet lidhur me heqjen e sistemit të AdBlue në Kosovë nga motorët me Naftë!

Domosdoshmëria e përdorimit të Aditivit Add Blue në motorët Dizel, fillimisht në aspektin e mbrojtjes së shëndetit dhe pastaj në aspektin ambiental.

Cfar është fluidi apo shtesa AdBlue dhe pse e përdorim?

- Advertisement -

Fluidi apo shtesa AdBlue është një shtesë e cila zvogëlon (redukton) në masë të madhe emisionet NOx (NO, NO2 të cilat okside kalojnë në gazra shumë të dëmshme pra Ozon dhe Acid Nitrik), duke i kthyer në gazra të pa dëmshme si gaz të Azotit dhe ujë. Pra gazrat NOx janë gazra të shkarkuara nga motorët dizel për automjetet e transportit, si dhe motorët e automjeteve të pasagjerëve. Pra AdBlue është projektuar për të përmbushur rregulloret më të fundit Europiane të emetimit të gazrave Euro 6 dhe është kyç në përmirësimin e shëndetit publik.

Sistemi i Adblues ose SCR – Sistemi i Reduktimit Katalitik Selektiv:

- Advertisement -

Në një sistem SCR, Lëngu i Motorit Diesel (i njohur ndryshe si DEF ose AdBlue® – një përzierje injektohet në katalizatorin SCR. Lëngu Adblue reagon me emetimet e dëmshme të NOx për të krijuar azot, ujë dhe dioksid karboni – duke reduktuar emetimet deri në 95%.

Kohëve të fundit në Kosovë është bërë trend ç`kyqja apo eliminimi i sisteve të ADD BLUE-së?
Qytetarët dhe kompanitë vendore kanë filluar me të madhe apo mos të them në nivele shqetësuese në heqjen e sistemeve të Adblues apo thënë ndryshe heqjen apo eliminin e një filtri mbrojtës tejet të rëndësishëm për cilësinë e ajrit me arsyetimin se po më shpenzon shumë!

Them se nuk do të ishte shumë shqetësuese heqja e këtyre sistemeve nga qytetarët që nuk bëjnë shumë kilometra në rrugët tona, por heqja e tyre bëhet pikërisht nga bizneset apo qytetarët të cilët lëvizjen me automjete e bëjnë kryesisht për nevoja dhe qëllime të biznesit, çka nënkupton se janë shkarkues të sasive të konsiderueshme të gazrave të dëmshme për shëndetin tonë.

Njëra prej përgjigjjeve të shpeshta është se ne paguajmë taksën ekologjike gjë që është e vërtetë, por taksa ekologjike nuk nënkupton që të të japim të drejtë të na helmosh duke i tejkaluar vlerat e lejuara të parametrave kancerogjen, parametrave toksik për tokën, ajrin dhe ujin.

Aditivi Adblue apo shtesa që siç njihet tashmë në zhargonin e fushës së automobilizmit Aditivi Add blue, me emrin zyrtar njihet si “AUS32” i cili është një lëng i bardhë pa ngjyrë, i prodhuar nga produkte dhe teknologji mjaft të avancuara e cila përdoret në zvogëlimin e sasinë së konsiderueshme të emetimeve të dëmshme të lëshuara nga shkarkimet e motorëve me naftë. Në fakt, tashmë është një kërkesë ligjore për të përdorur AdBlue në një automjet të mallrave të rënda mbi 7,5 tonë ose një makinë me motor nafte që është e pajisur me Reduktim Katalitik Selektiv (SCR).

Industria e transportit është kontribuesi më i madh i emetimeve të gazrave serrë – dhe automjetet dhe pajisjet me naftë përbëjnë pothuajse gjysmën e të gjitha oksideve të azotit (NOx).

Bazuar në kompetencën time profesionale, konkludimet lidhur me rëndësinë e mos heqjes së sistemit të Adblues apo rëndësinë e mirëmbajtjes dhe përdorimit të këtij sistemi i cili redukton gazrat e dëmshme deri në masën 95% është i shoqëruar me shqetësimin tim për shëndetin e qytetarëve dhe ndotjen e ambientit me një kritikë të ashpër ndaj institucioneve shtetërore përkatësisht Ministrive përkatëse të thirrura për vendosjen e një kontrolli të ashpër në funksionimin apo jo të këtyre sistemeve që janë filtrues të ajrit, apo mbrojtës të shëndetit publik në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit