7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ekzekutimi i boksierit në Greqi, zbardhen detaje: Ia eleminuan dajën në muajin maj, Iuftë mes klanesh

Rekomandime

Greqia është tronditur pasditen e sotme ku pa shenja jete mbeti boksieri 35-vjeçar Haris Kontogiorgis.

Nga raportimet në mediat greke, ngjarja ka ndodhur në rrugën Ekavis, jashtë klubit sportiv të boksit “Perseus” , teksa i ndjeri po hynte në palestër, persona të panjohur i janë afruar dhe e kanë qëlluar të paktën katër herë.

- Advertisement -

Kontogiorgis njihej me pseudonimin “Dirty Harry”, ishte një atlet me përvojë me shumë ndeshje boksi në Greqi.

Sipas informacioneve, ngjarja lidhet me suImin ndaj boksierit 58-vjeçar “Kefala”, në maj të vitit 2021 , jashtë një restoranti në Metomorfosi.

Në fakt, Haris Kontogiorgis ishte nipi i të ndjerit “Kefala” dhe emri i tij ishte përfshirë në dosjen e vitit 2011, ku nisi një hetim i madh policor.

- Advertisement -

Kontogiorgisin u konsiderua nga “Kefala” si nip të tij megjithëse nuk kishin lidhje familjare. 35-vjeçari u rrit në skuadrën e “Kefala” që në fëmijëri.

“Kefalas” siç ishte pseudonimi i tij, ishte i njohur për autoritetet dhe më parë kishte qenë i punësuar në Departamentin e Zhvatjes në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës. Emri i tij u përfshi në një padi të ngritur në vitin 2011 , si drejtues i një grupi që u shiste mbrojtje pronarëve të dyqaneve në zonat e Filadelfia e Re, Nea Jonia, Chalkidona, Heraklion, Metamorfosi dhe Kifisia. Në vitin 2007 ai u akuzua së bashku me tre persona të tjerë për rrëmbim të një burri.

- Advertisement -

Sipas autoriteteve greke ky është një tjetër “pastrim” i një sage ngjarjes në tre vitet e fundit që kanë lënë pas 22 njerez pa shenja jete.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit