Disa lojtar të Kosovës U21 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares, Rafet Prekazi.
Ai ka thënë se nuk dihet numri i saktë i lojtarëve që kane rezultuar pozitiv por mund të jetë mbi katër.
Trajneri dhe lojtarët aktualisht janë të izoluar duke e shmangur çdo kontakt të mundshëm.
Rafet Prekazi ka njoftuar se vetë është mirë me shëndet derisa po pret për të parë listën e lojtarëve që kanë dalë pozitiv me koronavirus.