10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Elez Blakaj “zbulon” lidhjet me Vetëvendosjen

Rekomandime

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës që u largua për në SHBA, Elez Blakaj ka reaguar për herë të parë pasi emri i tij u përmend gjatë fushatës parazgjedhore që po bëjnë partitë politike.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk ka synime që të bëhet pjesë e asnjë partie politike, gjersa nuk ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në Kosovë për të vazhduar punën e tij.

Blakaj ka thënë se mirëpret çdo nismë për ta pastruar politikën dhe organet e drejtësisë në Kosovë, mirëpo ka shprehur pesimizëm të madh se Aleksandër Lumezi mund të largohet nga pozita e kryeprokurorit të shtetit.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme Blakaj ka komentuar edhe fotografinë ku ai shihet bashkë me zyrtarë të Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë përmes një komenti në Facebook në njërën nga faqet që ka postuar fotografinë me Lajçin. Ai ka përmendur Ali Lajçin e Vetëvendosjes me të cilin shihet në foto por nuk ka treguar se çfarë afërsie ka me të. Megjithatë, Blakaj në fillim thotë se kjo është një foto e bukur familjare, duke nënkuptuar se atë mund ta ketë familjar.

“Foto shume e bukur familjare! Perballe meje daja Ali Lajci i njohur per opinonin, ne mes Esat Ademi nga Shkupi- perkrahes dhe ndihmues I luftes se UCK-se, ndersa afer meje nipi Xhavit Kabashi- veprimtar i ceshtjes kombetare me dekada i cili nuk nin hiq per asnje parti politike ( e per bese as daja I tij)! Ashtu flm per kete foto, por ai qe e ka publiku e ka obligim moral ta thote edhe emrin e pronarit te restoranit, I cili ka dhene shume per luften e UCK-se!”, ka shkruajtur Blakaj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit