4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Eliza Hoxha kërkon që liqeni i Badovcit të mbrohet me ligj si resurs kombëtar

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha ka dalë në përkrahje të qytetarëve në nismën e tyre për ta mbrojtur liqenin e Badovcit, nga i cili furnizohen me ujë të pijes qytetarët e kryeqytetit kosovar.

- Advertisement -

Nëpërmjet faqes së saj në Facebook, deputetja e PDK-së nga Prishtina ka ftuar të gjitha partitë politike që të mbështesin nismën e PDK-së në kryeqytet, e cila ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe parandaluar degradimin e hapësirës publike rreth liqenit të Badovcit.

Reagimi i plotë i Eliza Hoxhës:

Uji nuk është partiak e as nuk duhet të përdohet për qëllime politike. Por politikën mund ta përdorim dhe ta vëmë në shërbim për ta zgjidhur edhe problemin me Badofcin. Për shumë vjet, Prishtina, kryeqyteti ynë, është udhëhequr me politika të gabuara. Rrjedhimisht edhe sot gjendemi para këtyre situatave të cilat rrezikojnë ambientin dhe vet jetën e qytetarëve. Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës që vij nga Prishtina, mbështesë fuqishëm iniciativën qytetare për mbrojtjen e Badofcit. Prishtina ka qenë përherë brenga ime edhe në studimet e mia, shkrimet dhe librat e mija që ia kam kushtuar asaj dhe sfidave që po kalon ndër vite. Njëkohësisht jam jashtëzakonisht e lumtur që Dega e PDK-së në Prishtinë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ftoj të gjithë asambleistët e të gjitha partive në Prishtinë që të mblidhen dhe ta zgjidhin këtë situat ë. Nuk besoj që dikush është kundër zhvillimit. Por ato duhet të jenë në harmoni me ligjin, dispozitat në fuqi, dokumentet e planifikimit dhe të mos cenojnë interesin e përbashkët për një qytet më të mirë për të gjithë dhe ujë për të gjithë. Prishtina ka nevojë për Badofcin natyral me infrastrukturë që e shëndërron atë në destinacion natyror si resurs kombëtar i mbrojtur me ligj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit