16.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Nënkryetari i Beogradit tregon se si Policia e Kosovës e detyroi të kthehet në Serbi: Na dolën me dy xhipa

Rekomandime

Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq ka treguar se si delegacionit të kryeqytetit serb iu ndalua vizita në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.

Vesiq ka thënë për TV Prva se u ndeshën me dy xhipa të Policisë së Kosovës, që njoftuan se hyrja e tyre në Kosovë përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.

- Advertisement -

Delegacioni i Qytetit të Beogradit shkoi në Mitrovicë për të nënshkruar Kartën e Binjakëzimit ndërmjet Beogradit dhe Mitrovicës, si dhe për të vizituar punimet në ndërtimin e dy objekteve që po ndërtohen nga Qyteti i Beogradit.

Kjo tregoi qartë se sa ata e respektojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe si i trajtojnë serbët sepse padyshim që fëmijët në Mitrovicë nuk lejohen ta kenë një park ose shesh lojërash që u është dhënë nga qyteti i Beogradit ose refugjatët një çati mbi kokën e tyre.

Ky është mesazhi që ata na dhanë sot”, tha Vesiq.

- Advertisement -

Nënkryetari i Beogradit ka thënë se më herët e kishte vizituar pa problem Kosovën, duke shtuar se institucionet e Prishtinës ndoshta kanë pritur të krijohej ndonjë incident.

Kjo është hera e tretë ose e katërt në muajt e fundit që kam vizituar Kosovën dhe Metohinë dhe që qyteti i Beogradit po përpiqet të ndihmojë komunitetet tona atje.

- Advertisement -

Ata ndoshta prisnin që ne të bënim ndonjë incident, megjithëse Policia ishte më se e saktë dhe kërkoi falje vetë…

Nëse Hoti do të donte të ndërtonte një shesh lojërash për fëmijë në Preshevë, ne nuk do ta kishim parandaluar atë sepse besojmë se është normale të ndërtohen terrene lojërash për fëmijë”, tha Vesiq.

Ai tha se me siguri do të nënshkruhet statuti i binjakëzimit, nëse jo në Mitrovicë, atëherë në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit