12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Eliza Hoxha: Nëse s’mund të bëni mirë për vendin, së paku mos bëni dëm!

Rekomandime

Dje deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës janë betuar për marrjen e mandatit të tyre të ri.

- Advertisement -

Deputetët janë betuar që si deputetë të Kuvendit të Kosovës me nder dhe përkushtim do të kryejnë punën e tyre dhe do të punojnë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, raporton Indeksonline.

Aty ishte e pranishme edhe deputetja Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Instagram tha se pavarësisht roleve, e rëndësishme është të bëjmë përditë diçka të mirë për vendin. E nëse jo, të paktën të mos bëjmë dëm.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

26.12.2019

- Advertisement -

E çuditshme dhe interesante është jeta.

Kush e kishte menduar që kur po e instaloja ekspozitën për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës, pas 10 muajsh do jem në Kuvendin e Kosovës në cilësi tjetër. Pavarësisht roleve, e rëndësishme është të bëjmë përditë diçka të mirë për vendin. E nëse jo, të paktën mos bëjë dëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit