Elon Musk po përdor përvojën e SpaceX në ndërtimin e raketave dhe anijeve kozmike për të vendosur sistemin më të avancuar të internetit në botë me Starlink.
Të enjten e javës së kaluar, SpaceX lëshoi 48 satelitë Starlink në orbitë në brigjet e Floridës.
Kjo shënoi nisjen e 27-të të suksesshme për kompaninë e Musk në 2021.
Musk tani kontrollon më shumë se një të tretën e të gjithë satelitëve aktivë në orbitë pasi SpaceX thyen rekordin e vet për numrin e lëshimeve të raketave në një vit kalendarik.
Sipas një raporti të tetorit nga Morgan Stanley, Starlink mund ta bëjë njeriun më të pasur në botë.
SpaceX mundi Blue Origin të Bezos në sigurimin e një marrëveshje shumë miliardëshe me NASA-n në fillim të këtij viti.
Musk parakaloi për herë të parë Bezos si personi më i pasur në botë në janar 2021.