2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Emocione të mëdha e lot gëzimi, gruaja kosovare e kupton se ka mbetur shtatzënë pas 7 vitesh martesë

Rekomandime

Një grua ka shpërthyer në lot gëzimi në ambientet e Klinikës Amerikane pasi morri vesh se kishte mbetur shtatzënë pas disa vitesh martesë.

Në videon e publikuar nga vetë faqja në Facebook e Klinikës Amerikane “Behar Kusari” në Prishtinë, shihet se si gruaja me plot emocione afrohet te shërbimi spitalor për t’i pyetur për rezultatet e testit të shtatzënisë.

- Advertisement -

Në momentin që ato ia konfirmojnë shtatzëninë dhe e përgëzojnë për këtë, gruaja ulet në gjunjë dhe fillon të qajë nga emocionet e gëzimi.

“Emocione dhe Gëzim në Kliniken Amerikane “Dr. Behar Kusari”. Pacientja përlotet kur kupton që pas 7 Viteve merr lajmin që ka mbetur shtatzënë. Mbetemi të përkushtuar në trajtimin e qifteve që kanë probleme me shtatzëni, për të ju bërë ëndërren e tyre realitet”, shkruan klinika në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit