Këngëtari i njohur kosovar, Shaqir Cërvadiku ka treguar një rast kur një mërgimtar ka vendosur të kthehet në Kosovë, pasi ka dëgjuar këngën e tij “Një grusht dhe”.
Ai ka thënë se bëhej fjalë për një mërgimtar me prejardhje nga Vushtrria.
“Si e kom ngu kangën tha, ju kom thanë fëmijëve; Nesër për Kosovë, edhe jom kthy. Më duket se ka qenë i komunës së Vushtrrisë”, u shpreh ai në RTV 21.
Këngëtari po ashtu ka treguar se ka pasur shumë raste kur njerëzit kanë qarë me këngët e tij, çka ai e ka përshkruar si ndjenjë të veçantë.