Veç për 12 orë, në Prishtinë ra shi sa për një muaj

0
131

Brenda një nate në Prishtinë ka rënë shi mesatarisht sa për një muaj.

Kjo është bërë e ditur nga “Prishtina Ëeather” me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

Aty thuhet se nga mesnata e deri në mesditë janë regjistruar rreth 55 mm litra për metër katror, shkruan lajmi.net.

Pra, vetëm për 12 orë, në Prishtinë ka rënë shi sa duhet për një muaj.

Njoftimi i plotë:

Që nga mesnata vendi ynë është përfshirë nga reshje më intenzive shiu. Vende-vende raportohet edhe për vërshime.
Nga mesnata deri në mesditë në stacionin personal në Prishtinë janë regjistruar rreth 55mm (litra për metër katror) reshje shiu. Kjo sasi e të reshurave është e njëjtë pothuajse sa vlera mesatare e të reshurave për muajin qershor në Prishtinë. Vetëm për 12 orë ka rënë sasia e reshjeve për aq sa duhet të bjerë brenda një muaji.