Bernard Challandes nuk është më trajneri i Kosovës.Trajnerin veteran zvicëran është larguar zyrtarisht nga drejtimi i “dardanëve” pas humbjes së fundit 1-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë, disfatë që e zbriti Kosovën në vendin e fundit në grup.
Kjo gjë u zyrtarizua në një konferencën për shtyp në ora 13:00.
- Advertisement -
Në lidhje me emrin e trajnerit të ri, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se nuk kanë vendosur për emrin e trajnerit të ri dhe se ndeshjen e fundit ndaj Greqisë do ta udhëheqin ndihmësit e Challandes.