15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Osmani i reagon analistit Mushkolaj për deklaratën “Blla blla e pa përmbajtje”

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës, Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një statusi në Facebook i ka reaguar analistit Imer Mushkolaj lidhur me dekalratën e tij për agjenden e ditës së parë të punës.

- Advertisement -

“T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”, ka thënë Mushkolaj.

E, u.d presidentja Osmani ia ktheu duke thënë se “edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’”.

Postimi:

- Advertisement -

Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’.

“Këtu në Prekaz, ne mund të shohim edhe dëshminë e drejtpërdrejt për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që e ka kryer Serbia në Kosovë. Përveç sakrificës së Adem Jasharit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, 21 anëtarë të familjes që janë vrarë e masakruar këtu janë fëmijë, të moshave të ndryshme, ndërkaq nëse e shohim numrin e përgjithshëm, diku 2/3 e personave të vrarë e të masakruar janë gra, fëmijë e pleq, që edhe tregon për mendësinë gjenocidale dhe mendësinë shfarosëse e cila ka ekzistuar në Serbi, e për të cilën për fat të keq akoma Serbia nuk kërkon falje.”

- Advertisement -

Lavdi e përjetshme për familjes Jashari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit