15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Enca pasi u bë banore e Dubait: Kam punuar, mentaliteti i dobët do të ju lë të varfër

Rekomandime

Enca Haxhia, ka treguar gjithmonë se i pëlqen udhëtimet në vende të largëta dhe luksoze, teksa vitet e fundit shihet se e viziton shumë shpesh Dubain, ndërsa i referohet si shtëpi e dytë.

- Advertisement -

Këngëtarja që në çdo klip të këngës së saj është tejet provokuese me performancë erotike, ka njoftuar kohët e fundit se ka fituar zyrtarisht edhe shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një video të publikuar në InstaStory, ajo thotë se tashmë është banore rezidente e Dubait.

Ndërkohë pas lajmit, Enca shpesh është akuzuar nga ndjekësit për ‘Dubai Porta Potty’, një video që u bë publike ditë më parë. Pasi bëri të ditur lajmin se është bërë banore rezidente në Dubai, Enca ka reaguar për këto akuza ndaj saj.

- Advertisement -

“Para se të turpëroni veten në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam ‘selfmade boss’ që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lëjë të varfër e të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti. Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht”- ka vazhduar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit