1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Ëndërra e Putinit ka marr fund”, ushtria ukrainase rimerr më shumë se 30 vendbanime në rajonin e Kievit

Rekomandime

Më shumë se 30 vendbanime rreth kryeqytetit të Ukrainës tanimë janë nën kontroll të ukrainasve, ka thënë këshilltari presidencial ukrainas.

Duke folur në televizionin kombëtar, Oleksiy Arestovych paralajmëroi se do të ketë ende “beteja të rënda” për jugun dhe lindjen e Ukrainës, duke përfshirë Mariupolin.

- Advertisement -

Mediat kanë raportuar më herët se Ukraina ka rimarrë qytetet Bucha dhe Brovary.

Forcat ruse janë tërhequr gjithashtu nga aeroporti kyç Hostomel pranë Kievit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Rusia theksoi në fillim të kësaj jave se do të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet e saj ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv dhe analistët presin që ajo të përqendrojë vëmendjen e saj në Ukrainën lindore.

- Advertisement -

Dhe se sa e rëndësishme është për Ukrainën që të rimarrë zonat kyçe rreth Kievit, tregon Elizabeth Braw, anëtare rezidente në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve.

Ajo i tha Sky News se “duket sikur batica ka filluar të kthehet në favor të ukrainasve – jo vetëm për rezistencën e tyre, por edhe të rimarrjes së qyteteve”.

- Advertisement -

Megjithatë, ajo paralajmëron se nuk mund të supozojmë se kjo është një “rrugë drejt fitores” për Ukrainën.

Nëse Ukraina do të fitojë luftën, do të duhet një “kohë e gjatë” para se ta fitojë atë, vlerëson ajo.

Sidoqoftë, Braw mendon se tani duket shumë e pamundur që Rusia të arrijë të zëvendësojë qeverinë ukrainase pasi dështoi të nisë një sulm në shkallë të plotë në Kiev.

“Unë mendoj se ajo ëndërr ka marrë fund”, thotë ajo.

Megjithatë, Vladimir Putin do të duhet t’i “shesë diçka publikut rus”, kështu që Braw parashikon se strategjia e presidentit rus tani do të jetë e përqendruar për të marrë Ukrainën lindore dhe të ndërpresë hyrjen e këtij vendi në det.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë më herët se forcat ruse po lënë pas “një katastrofë të plotë” ndërsa po tërhiqen nga veriu, duke përfshirë qytetet jashtë Kievit.

Në këtë drejtim, ai paralajmëroi banorët që të kenë kujdes nga më shumë nga minat tokësore.

“Ata po minojnë të gjithë territorin, po minojnë shtëpi, pajisje minierash, madje edhe trupa të njerëzve që u vranë”, ka thënë ai në fjalimin e fundit, drejtuar kombit, të premten vonë.

Ai u bëri thirrje banorëve që presin për të rifilluar jetën e tyre normale të kenë kujdes, derisa të sigurohen se minat janë pastruar dhe rreziku i granatimeve ka kaluar.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu për beteja të vështira në ditët e ardhshme, ndërsa rusët rivendosin trupat në Ukrainën lindore.

Udhëheqësi ukrainas theksoi se duket se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi po funksionojnë. Megjithatë, ai vlerëson se nevojitet presion i mëtejshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit