4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Enver Hasani: Hashim Thaçi s’mund ta dërgoj në Kushtetuese Albin Kurtin. Si procedohet çështja e dërgimit të emrit të mandatarit?!

Rekomandime

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në RTV Dukagjini ka folur për situatën kushtetuese në të cilin ndodhet në vendi.Ai ka theksuar se presidenti i vendit, duhet të garantoj virtytet e funksionimit të institucioneve.Sipas tij, shefi i shtetit duhet të ketë pozicion neutral sa i përket caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë, raporton GazetaBlic.

- Advertisement -

Hasani ka theksuar se në demokracitë kushtetuese parlamentare, presidenti nuk është pushtet.“Pushtete janë legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, ndërsa presidenti është garantues i balancimit të pushteteve ashtu siç e parasheh kushtetua”, tha ai.Sipas tij, diskrecioni i presidentit nuk nënkupton abuzim me përgjegjësitë e tij kushtetuese- arbitraritet.

Hasani e thotë se këtë e përcakton qartë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, raporton GazetaBlic.Ai ka thënë se presidenti nuk ka të drejtë ta dërgoj në Kushtetuese rastin e mandatarit.

Hasani ka thënë se çështja e dërgimit të mandatarit nga partia fituese nuk ka afat.“Teorikisht mund të shkoj në pakufi”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit