7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Glauk Konjufca nuk mban Adem Jasharin e Nënën Terezë në këndin e pritjes, zgjedh të vendos diçka tjetër

Rekomandime

Glauk Konjufca nuk ka mbushur ende as një muaj në detyrën e tij të parë udhëheqëse institucionale, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai e pason Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, që shërbeu në këtë detyrë për dy mandate të përgjysmuara.

Në zyrën e njëjtë ka pak ndryshime, por ato që bien në sy janë detajet në murin përballë ulëseve kryesore, këndit të pritjes së mysafirëve, shkruan Reporteri.net.

 

- Advertisement -


Në kohën e tij, Veseli shihet se mbante tri elemente kryesore në murin përballë. Kishte një skulpturë të vogël të portretit të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, pastaj të humanistes shqiptare Nëna Terezë dhe përkrenaren e Skënderbeut, shkruan Reporteri.net.

Me ardhjen e Konjufcës kanë ndryshuar paksa orenditë në vendin e njëjtë. Në ditët e para të tij, Konjufca ka zgjedhur të mbajë një gur të çmuar, që me gjasë është nga minierat e Trepçës, një skulpturë të vogël të Skënderbeut dhe një shqiponjë që nuk dallohet nëse është kopje e ndonjë vepre amerikane, sepse edhe ato përdorin shqiponjën si simbol, apo bëhet fjalë për shqiponjën e trojeve shqiptare.

Nuk dihet nëse figura e Adem Jasharit dhe Nënë Terezës janë vendosur diku tjetër apo kanë qenë nga fondi personal i Veselit.

- Advertisement -

Sa i përket mobileve dhe detajeve të tjera, madje edhe flamuri duket njëjtë. Përveç që duket pak e çuditshme që Konjufca të pranojë ta ketë flamurin e Kosovës afër, të cilit si opozitar nuk i kishte shprehur shumë dashuri e afërsi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit