1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Enver Hoxhaj: Kurti nuk ka kapacitet me mashtru PDK-në e as mua

Rekomandime

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Albin Kurti, por se ky i fundit nuk mund t’i mashtrojë.

“Jam i gatshëm me Kurtin me diskutu. Ai s’ka kapacitet me mashtru as mua, as PDK-në për tema të caktuara politike”, tha Hoxhaj në Kanal 10.

- Advertisement -

Ai më tej shtoi se Kurti nuk ka ide se si duket shteti dhe qeverisja me kapacitetin që ka PDK-ja.

“Nëse ai (Kurti) do me i shërbyer shtetit të Kosovës jemi të gatshëm të takohemi me secilin, por duhet të jetë parimor dhe a e ka përnime apo jo që ta shtyejë temën e dialogut”, tha Hoxhaj.

Tutje shtoi, se Kurti duhet të sqarojë raportin me dialogun, nëse dëshiron ta përmbyllë këtë process.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit