10 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Italianët tregojnë si u ndoqën dhe kapën 400 kg K0KAlNË në Kosovë

Rekomandime

Mesditën e së hënës në Lipjan janë gjetur dhe sekuestruar 400 kilogramë substanca narktike. Kjo u arrit falë një bashkëpunimi të ndërsjelltë, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës.

Sasia marramendëse ishte ngarkuar në Amerikën Latine, ndërsa vinte nga Brazili në një kontejner me mish pule.

- Advertisement -

Së fundmi gazetarja e ABC ka siguruar reagimin e palës italiane, konkretisht reagimin e Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria, të cilët kanë shpjeguar edhe se si është kapur sasia.

GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen kësaj vepre.

Ngarkesa e paIigjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

- Advertisement -

Për të identifikuar autorët, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur. Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe kapja e personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

DR0GA, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë, do të kishte lejuar krlmin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit