19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Enver Hoxhajt i vjen mbështetja e fuqishme nga ministri i Jashtëm i Togos

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, ka mbështetur Enver Hoxhajn në kandidaturën e tij për kryeministër.

Përmes një videoje, ai u drejtohet qytetarëve të Kosovës, duke thënë se Enver Hoxhaj është një kampion i diplomacisë dhe një burrështetas që ka bërë punë të madhe për vendin e tij.

- Advertisement -

“Kam kënaqësinë ta bëj këtë deklaratë në një ditë të rëndësishme për Kosovën, kur miku im i mirë, Enver Hoxhaj, po kandidon për kryeministër të vendit tuaj të bukur. Unë kam qenë atje 5 vjet më parë”, thotë ai.

“Unë e njoh Enverin për shumë vjet, ne kemi punuar së bashku për të vendosur marrëdhëniet diplomatike midis vendit tim, Togos, në Afrikën Perëndimore, dhe vendit tuaj të bukur – Kosovës”, thotë ministri i Jashtëm i Togos.

“Enveri është një kampion i diplomacisë dhe një burrështetas që ka bërë punë të madhe për vendin e tij. Unë e di këtë shumë mirë. Ai forcoi marrëdhëniet e Kosovës me Togon dhe me botën. Kur them Togo, them edhe Togon edhe vendet afrikane”, shton ai.

- Advertisement -

Krejt në fund, thotë se në emrin e tij, dhe të kryenegociatorit të vendeve afrikane, Karaibeve dhe Paqësorit me Bashkimin Evropian, shpreson se të punojë përsëri me Enver Hoxhajn.

“I uroj të gjitha të mirat në përpjekjet e tij për të udhëhequr Kosovën.

- Advertisement -

Në emrin tim dhe në rolin tim si kryenegociator i ACP (Vendet afrikane, Karaibet dhe Paqësorin) me Bashkimin Evropian, ne shpresojmë që të punojmë përsëri me mikun tonë, Enverin.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit