1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Enver Sekiraqa ishte strehuar në shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit në veri

Rekomandime

Një nga njerëzit më të kërkuar në Kosovë gjatë fundit të dekadës së viteve 2000, strehohej në shtëpinë e Zvonko Vesellinoviqit.

Enver Sekiraqa, gangsteri i dyshuar i Prishtinës që ndodhej në arrati nën dyshimin për vr.asjen e policit Triumf Riza, ishte fshehur në vendbanimin e kreut të KRlMlT të organizuar në veri, zbulon raporti i Policisë së EULEX-it të cilin e posedon Paparaci.

- Advertisement -

Bazuar në raport, Sekiraça i kishte ikur autoriteteve kosovare të rendit për t’u fshehur në shtëpinë e Veselinoviqit në Mitrovicë dhe në Serbi afër kufirit me Kosovën, derisa lëvizja e lirë i ishte kufizuar edhe nikoqirit të tij.

Atëherë, Sekiraça, nga Serbia kishte arritur ilegalisht të shkonte në Republikën e Irlandës.

Enver Sekiraça asokohe dyshohej se së bashku me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Rrahim e Ilir Abdullahun, si grup i organizuar nga Enver Sekiraça, të shtyrë nga motivi i paskrupullt, kishin vr.arë Triumf Rizën.

- Advertisement -

Sekiraça, është kapur nga Policia e Kosovës në vitin 2012. Prokuroria e Shtetit e ka akuzuar gangsterin e dyshuar të Prishtinës për nxitje në vr.asjen e policit Triumf Riza.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte gjetur atë fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

- Advertisement -

Për të njëjtat akuza ai ishte dënuar edhe në vitin 2020, mirëpo cështja ishte kthyer edhe një herë në rigjykim. Dy muaj më pare, gjyqtari i rastit e liroi Sekiraçën nga burgu, për t’ia vendosur masën e arrestit shtëpiak. Gjykimi ndaj tij është në vazhdim e sipër.

Zvonko Vesellinoviq, nikoqiri i Enver Sekiraçës në kohën kur ai ndodhej në arrati, përshkruhet nga policët ndërkombëtarë të EULEX-it si “njeriu kryesor i KRlMlT të organizuar në Kosovë”.

“Zvonko Veselinoviq aktualisht është personi më i rëndësishëm në udhëheqjen e KRlMlT të organizuar në Kosovë. Është i përfshirë në lloje të ndryshme të KRlMlT, siç janë vjedhjet e veturave, kontrabandë me karburante, kontrabandë me drogë, trafikim me armë”, thuhet në raport. “Ai gjithashtu është i dyshuar në mizori të ndryshme, rasti i fundit në tentativë ndaj ish-policit serb”.

Policët e EULEX-it, në raportin e vitit 2009, thonë se të gjitha operacionet e tij janë të mbuluara nga policë të korruptuar në veri.

Kjo madje në mënyrë të hapur. Inteligjenca ka thënë se incidentet e përmendura më parë ilustrojnë faktin se krimineIët e njohur që veprojnë në Mitrovicën e veriut janë të mbrojtur nga çdo hetim dhe arrestim nga zyrtarët e Policisë së Kosovës të stacionit policor në veri.

Hetuesit përmendin Milija Millosheviq, komandantin e stacionit në veri, Zhelko Bojiqin, asokohe shefin e grupit të ashtuquajtur Task Forcës dhe Pegrad Bogosavleviq, oficer policor në veri.

Informacione të besueshme tregojnë se Pegrad Bogosavleviq është paguar në mënyrë të rregullt për shërbimet e tij nga Milan Ivanoviq, një nga togerët e Zvonko Veselinoviqit.

Tre nga këta policë pasi ishin suspenduar një kohë, ishin kthyer në vendet e punës. Më 29 tetor 2009 në mbrëmje Milija Milosheviq, sipas EULEX-it, ka qenë i pranishëm në pagëzimin e djalit të Veselinoviqit në Grabovc.

Që të dy ishin takuar në Beograd me dy persona tjerë të quajtur Borislav Peleviq, deputet i Partisë Radikale Serbe dhe Bozidar Deliq, zëvendëskryetar i Kuvendit të Serbisë. Këta politikanë serbë e kanë pranuar këtë.

Veselinoviq kishte qenë nikoqir i ish-presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në Kosovë. E kishte ndihmuar në aspektin logjistik fushatën e kësaj partie në Mitrovicë dhe është i afërt pothuajse me të gjithë liderët lokalë politikë serbë në veri të Kosovës.

Të mërkurën, Departamenti Amerikan i Shtetit, i vendosi në listën e sanskioneve Zvonko Vesellinoviqin, bashkë me vëllanë e tij, Zharkon, si dhe Millan Radoiçiqin. Si pjesë e grupit të organizuar të tyre, u sanksionuan edhe Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, në kuadër të këtij departamenti, publikoi të mërkurën një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të KRlMlT të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit