5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Enver Sekiraqa lirohet nga paraburgimi

Rekomandime

Enver Sekiraqa, është liruar nga paraburgimi.

Sinjali mëson se Gjykata ia ka zëvendësuar Sekiraqës masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vr.asjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Triumf Rizes iu mor jeta më 30 gusht të vitit 2007, u akuzuari për këtë vepër Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit