1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Epërsi që zor përmbyset – 264 me 214

Rekomandime

Përderisa po vazhdon numërimi i votave në shtetet kyçe në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së, kandidati Joe Biden tashmë është shumë më afër fitores sesa rivali Donald Trump.

Sipas të dhënave të publikuara në kohë reale nga gazeta “The Guardian”, kandidati demokrat, Joe Biden, deri më tani ka siguruar 264 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa Donald Trump vetëm 214. Për t’u zgjedhur president, një kandidat duhet t’i ketë 270 vota.

- Advertisement -

Përkthyer në shifra të votave të përgjithshme, Joe Biden deri më tani ka marrë mbi 72 milionë e 110 mijë vota në nivel kombëtar, ndërsa presidenti i tanishëm, Donald Trump, ka mbi 68 milionë e 643 mijë apo rreth 3 milionë e 467 mijë vota më pak.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga agjencia “Associated Press”, Bidenit i nevojitet fitorja vetëm edhe në një shtet për ta siguruar pragun e nevojshëm prej 270 votash të Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë ende nuk dihet qartë fituesi në Georgia, Karolinë Veriore, Pensilvani, Nevada dhe Alaskë. Bideni ka epërsi të ngushtë në Nevada dhe Demokratët besojnë që kandidati i tyre mund ta përmbysë epërsinë e Trumpit në Georgia ose Pensilvani.

- Advertisement -

Sidoqoftë, pavarësisht epërsisë së konsiderueshme në vota të përgjithshme dhe në vota të kolegjit zgjedhor, autoritetet nuk pritet që të njoftojnë zyrtarisht për fituesin deri në dhjetor, kur të mblidhet Kolegji Zgjedhor. Në fakt, këto vota nuk numërohen zyrtarisht deri më 6 janar, kur të mbahen mbledhja e Senatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit