9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Suharekë: I shkon në shtëpi për t’ia kërkuar borxhin, djali i të zotit të shtëpisë e gjuan me armë

Rekomandime

Një vra sje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Qafë-Duhël të komunës së Suharekës.

Viktima bashkë me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh de pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte.

- Advertisement -

Derisa të njëjtit ishin duke u përleshur fizikisht, djali i të dyshuarit i moshës së mitur ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë, duke shtënë disa herë në drejtim të viktimës, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

“VRA SJE NË TENTATIVË – Qafë-Duhël , Suharekë, 01.07.2020-22:55.

Viktima mashkull kosovar se bashku me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte.

- Advertisement -

Deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull kosovar i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka mare një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim te viktimës.

Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit