24.7 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Kërcënohet kryeparlamentarja, Vjosa Osmani

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes rrjetit social Twitter nga një person.

Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime brenda Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar këtë gjë.

- Advertisement -

Edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar për një rast kërcënimi në gjuhen angleze përmes llogarisë të rrjetit social Twiter.

“Kanosje. Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Burime të Reporteri.net bëjnë me dije se rastin në polici nuk e ka raportuar kryeparlamentarja Osmani, por një nga këshilltarët e saj, andaj edhe në raport të policisë thuhet se ankesa është bërë nga një mashkull.

- Advertisement -

Reporteri.net ka telefonuar edhe kryeparlamentaren Osmani për të marrë një përgjigje nga ajo nëse është kërcënuar por nuk e ka hapur telefonin.

Deri në këtë moment Osmani nuk e ka kthyer përgjigje as në mesazh në pyetjen që i është dërguar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit