7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kryebashkiaku ukrainas u bën thirrje banorëve: Tregohuni të zgjuar dhe lëshojeni qytetin

Rekomandime

Kryetari i një bashkie në lindje të Kievit, Volodymyr Borysenko, po u bën thirrje banorëve të largohen.

“Nuk ka ndonjë urgjencë që ju të jeni në qytet për momentin. Luftimet tashmë janë ndezur në të gjithë rajonin. I bëj thirrje popullatës, tregohuni të zgjuar dhe largohuni nga qyteti nëse mundeni”, tha kryetari i Boryspil, në një deklaratë video të postuar në Facebook.

- Advertisement -

Borysenko tha se autoritetet do të ndihmonin me evakuimin e atyre që nuk kanë automjete të tyre, duke shtuar se të tilla transferime kishte pothuajse çdo ditë në perëndim të Ukrainës, ku sulmet ruse kanë qenë shumë më të ulëta në numër.

“Siç tregon praktika, në ato qytete ku po zhvillohen luftime, sa më pak civilë në qytet, aq më e lehtë është për forcat e armatosura (të Ukrainës) të veprojnë”, tha kryebashkiaku, shkruan CNN.

Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre pas pushtimit të Rusisë, i cili filloi në shkurt.

- Advertisement -

Kjo shifër përbën pothuajse një të katërtën e popullatës 44 milionëshe të vendit, e cila u llogarit nga Banka Botërore në vitin 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit