8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Epoka e Listës Serbe ka mbaruar, barrikadat ishin detyra e tyre e fundit”

Rekomandime

Me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, zgjidhja e “problemit të Kosovës” është rikthyer në binarë të normalizimit, gjë që çon vetëm në një drejtim.

Kështu ka vlerësuar kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, shkruajnë mediat serbe.

- Advertisement -

I pyetur se çfarë ka mbetur nga “sovraniteti i Serbisë në Kosovë”, Janjiq ka thënë se iluzioni ende nuk është shkatërruar plotësisht, por se “realiteti brutal mbetet – se nuk ka sovranitet”.

Ndërsa, duke iu referuar formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai ka vlerësuar se kryetarët dhe komunat kanë shumë pushtet dhe për këtë arsye nuk sheh asnjë serb që do të hiqte dorë nga ai pushtet, “në emër të ndonjë koordinimi të quajtur Bashkimi i Komunave”.

Kështu, sa i përket Listës Serbe, ka thënë Janjiq, “epoka e saj ka kaluar, ajo ka bërë një pjesë të punës”, dhe ka vënë në dukje se barrikadat ishin detyra e tyre e fundit, “edhe pse atë e bënë profesionistë dhe ekipe të mirëkoordinuara të ndihmuara nga shteti i Serbisë”.

- Advertisement -

Janjiq madje mendon se koha e Listës Serbe ka përfunduar edhe kur bëhet fjalë me votuesit, pasi sipas tij, ata nuk e kanë përmbushur asnjë premtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit