0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Eqerem Kryeziu i kujton Isa Mustafës postin e ministrit pas heqjes së autonomisë

Rekomandime

sh-Kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, e ka publikuar një dokument me të cilin dëshmohet se Isa Mustafa kishte pozitë ekzekutive në Qeverinë e themeluar nga Jusuf Zejnullahu. Kryeziu e ka bërë publikuar këtë dokument duke ironizuar me “kandidatin e Baton Haxhiut për President”.

Kur Eqrem Kryeziu mbante pozitën e Nënkryetarit të LDK’së dhe formalisht edhe të Shefit të Partisë dikush tjetër po ngjitej me shpejtësi në krye të institucioneve shtetërore dhe partiake në Kosovë.

- Advertisement -

Isa Mustafa po e këshillonte për ekonomi Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun, i cili kishte ngrirë pozitën e Shefit të LDK’së.

Fatmir Sejdiu u shpall shkelës i Kushtetutës duke mbajtur dy pozita – një në shteti e tjetrën në parti – kurse Eqrem Kryeziu u largua nga politika.

Isa Mustafa me shpejtësi u ngjit në krye të Lidhjes Demokratike, mori edhe pozitën e Kryeministrit. Ndërsa, tash, po synon të bëhet edhe Shef i Shtetit.

- Advertisement -

Ish-Kryetari i Prizrenit është treguar ironik sa herë ka folur për Isa Mustafën, duke thënë se ai ka përvojë shumë të gjatë në politikë.

- Advertisement -

E, sot, Kryziu ka publikuar një dokument me të cilin vërtetohet se Kryetari aktual i LDK’së, Isa Mustafa, ishte pjesë e Qeverisë së Jusuf Zejnullahut. Mbante pozitë ekuivalente me të Ministrit.

Ishte sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor – teknik me botën.

Qeveria e Jusuf Zejnullahit ishte betuar para Rrahman Morinës që ishte Kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës.

(Kosova Sot Online)

Me 2015 në një emision, Mustafa kishte thënë se ishte pjesë e Qeverisë së asaj kohe, por, vetëm si zyrtar për çështje zhvillimore dhe ekonomike e jo për tema të tjera.

Ndryshe, Isa Mustafa ka mbajtur edhe pozita tjera, në kohën e luftës, ishte pjesë e Qeverisë së Bujar Bukoshit në Ekzil, duke mbajtur funksionin e Ministrit të Financave. Ka qenë edhe Kryetar i Prishtinës pas luftës. Edhe pjese e bordeve të ndërmarrjeve publike, duke përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës.

Aktualisht, është Shef i LDK’së dhe po i udhëheq bisedimet për koalicion me Vetëvendosjen. S’ka garuar në dy palë zgjedhjet e fundit, duke vendosur Avdullah Hotin dhe Vjosa Osmanin në krye të listës, të cilët s’arritën të nxjerrin LDK’në të parën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit