8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdogan fillon kushtëzimet ndaj Albin Kurtit, pakica turke i qet kushte që bien ndesh me amerikanët

Rekomandime

Ka përfunduar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe U.D e presidentes Vjosa Osmani me Fikrim Damka deputet i dalë nga zgjedhjet e kaluara nga partia ‘Kosova Demokratik Turk Partisi’.

- Advertisement -

Damka, ka thënë se e kanë pas takimin lidhur me krijimin e institucioneve.

“Ne do të qëndrojmë në sallë për krijimin e institucioneve. Do t’i vazhdojmë bisedimet. Për presidenten do të jemi në sallë ndërsa për qeverinë Kurti nuk kemi vendos a do të votojmë apo jo”, tha ai para mediave pas përfundimit të takimit.

Sipas tij, qeveria e Kosovës në të ardhmen do ta ketë sfidë ambasadën në Jerusalem, për çka Damka tha se ai dhe partia e tij nuk janë dakord që Kosova ka hapur ambasadën në këtë qytet.

- Advertisement -

Ai ka zbuluar se në takim nga Kurti e Osmani, kanë kërkuar që në ekzekutivin e ri të kenë nën udhëheqje një dikaster ministror, porse nuk tregoi nëse për këtë kërkesë të kenë marrë mbështetjen e nikoqirëve të takimit.

“Deri të premten do të kemi diskutime”, tha ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit