3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Erdogan: Kompanitë turke kanë investuar deri tani 400 milionë euro në Kosovë

Rekomandime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vizita e homologes së tij, Vjosa Osmani, dhe delegacionit nga Kosova do të shërbejë për të forcuar më tepër vëllazërinë mes dy vendeve.

- Advertisement -

“Gjatë takimeve tona me zonjën presidente, si në takimin kokë më kokë, ashtu edhe në takimin mes delegacioneve, ne diskutuam të gjithë aspektin e marrëdhënieve tona dypalëshe, procesin dypalësh ndërmjet vendeve tona. Kemi shkëmbyer mendimet rreth zhvillimeve në rajonin tonë, veçanërisht në Ballkan dhe Ukrainë, ku përveç marrëdhënieve tona politike, diskutuam se çka mund të bëhet për të çuar më tej bashkëpunimin tonë në fushat e ekonomisë, tregtisë, energjisë, industrisë, kulturës, arsimit, energjisë, mbrojtjes, shëndetësisë dhe antiterrorizmit”.

Erdogan, në konferencën e përbashkët me Osmanin, tha se i kushtojnë rëndësi të madhe zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës.

Madje, ai tha se ndihet mirë që kosovarët kanë mirëqenie më të mirë edhe për shkak të ndihmës, sipas tij, që ka ardhur vazhdimisht nga Turqia.

- Advertisement -

“Dihet vlera që ne i kushtojmë sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit politik të Kosovës. Si një nga vendet e para që e ka njohur Kosovën, ne i kemi mbështetur vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova në çdo fushë që nga dita e parë. Ne i kushtojmë rëndësi të madhe zhvillimit të Kosovës dhe që ajo të zë vendin që i takon në arenën ndërkombëtare. Ndjejmë një kënaqësi të madhe për rritjen e mirëqenies së popullit të Kosovës me kontributin edhe të vendit tonë”.

“Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA, e cila operon në Kosovë që nga viti 2004, ka realizuar me sukses rreth 700 projekte. Po ashtu kompanitë turke kanë investuar deri në 400 milionë euro në Kosovë. Kompanitë tona janë të gatshme të rrisin investimet e tyre në Kosovë në shumë fusha, veçanërisht në sektorin e energjisë. Me marrëveshjen e tregtisë së lirë, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2019, është arritur një kurs pozitiv në vëllimin tonë tregtar dhe kanë nisur të shtohen eksportet e Kosovës në drejtim të Turqisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit