17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Erdogan mesazh Greqisë: Turqia do marrë gjithçka që i takon në Mesdhe, Egje dhe Detin e Zi

Rekomandime

Në një fjalim në orëve të fundit presidenti turk Erdogan paralajmëron Greqinë se Turqia do marrë gjithçka që i takon.

- Advertisement -

“Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend që do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë (të shkelin) ato që na takojnë neve. Ata që nuk janë të denjë as për trashëgiminë e Bizantit dhe kryejnë padrejtësi duke marrë pas tyre evropianët, është e qartë se nuk kanë marrë mësime nga historia.

I ftojmë bashkëbiseduesit tanë që të rregullojnë veten dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do të shkaktojnë shkatërrimin e tyre”, u shpreh Erdogan. Kështu raporton agjencia e lajme Anadolu.

Konflikti mes dy vendeve ka rinisur pas kërkimeve të Turqisë në Detin e Zi për naftë dhe gaz. Greqia nga ana tjetër, në të njëjtën zonë ka nxjerrë ushtrinë për stërvitje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit