1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdogan nuk i harron kërkesat e vjetra që i ka ndaj Kosovës

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku në mesin e takimeve të shumta, është pritur për takim edhe nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -

Mes diskutimesh për tema të ndryshme, Presidenti Erdogan nuk ka harruar që të kërkojë hapur nga Presidentja Osmani që Kosova të bëjë më shumë në luftimin e organizatës FETO të Fetullah Gylenit, të cilën ai e konsideron trroriste.

“Është tejet e rëndësishme që të eliminohet kjo organizatë terroriste, që ka kërcënuar demokracinë tonë dhe në mënyrë të turpshme ka vrarë 251 qytetarë tanë”, ka theksuar Erdogan përgjatë takimit me Osmanin,

Erdogan ka thënë se është pritje e drejtë e Turqisë që Kosova të veprojë lidhur me këtë çështje.

“I përcolla homologes sime të çmuar pritjet tona të drejta lidhur me hapat që duhet ndërmarrë, mbi bazat e marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore”, ka thënë presidenti turk.

- Advertisement -

Mes tjerash, Erdogan ka mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO si dhe dy presidentët janë marrë vesh për ta rritur bashkëpunimin në fushën e ekonomisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit