16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Niset kontingjenti i parë në misionin ‘KFOR 1’ në Kosovë, Peleshi: Jemi në një normalitet të ri, duhet të jeni vigjilentë në këto ditë sfide për paqen

Rekomandime

Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovës. Ceremonia e nisjes së kontingjentit në këtë mision u zhvillua në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj dhe komandantëve të forcave.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes e cilësoi këtë një mision të një rëndësie të madhe për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Pas tërheqjes dhe mbylljes së misionit në Afganistan, ne u angazhuam se do të vazhdojmë të rrisim pjesëmarrjen tonë në misione të NATO-s dhe ato ndërkombëtare në përgjithësi dhe ky është rasti. Ne po materializojmë shtimin e prezencës sonë në KFOR, për herë të parë çojmë në këtë mision, misioni “KFOR 1‘ një kontingjent special të djemve dhe vajzave më të mirë që ne kemi në FA. Në këto ditë të sfiduara të paqes dhe sigurisë globale kjo e shton dyfish e rrit vëmendjen, por edhe përgjegjshmërinë e secilit prej nesh e secilit prej jush për të shërbyer me profesionalizëm, me disiplinë ushtarake, me dinjitet në respektim të kodit të etikës dhe të vlerave të aleancës tonë‘, u shpreh ministri.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit