8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fati i mbi 420 mijë qytetarëve në dorën e Glauk Konjufcës

Rekomandime

Kryesia e Kuvendit caktoi për të hënën mbajtjen e seancës plenare për votimin e qeverisë

- Advertisement -

Dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, VV-LDK, vazhdojnë të mos kenë një marrëveshje për një koalicion për bashkëqeverisje, ani pse mandatari për kryeministër, Albin Kurti, tashmë veç se ka thirr mbajtjen e seancës për votimin e kabinetit qeverisës.

Ndërsa, këtë datë e ka zyrtarizuar Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pasi kjo e fundit ka caktuar mbajtjen e seancës për votimin e kabinetit qeverisës nga mandatari për kryeministër, Albin Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje me partinë e Isa Mustafës, derisa la të kuptohet se nuk do të japë dorëheqja nga pozita e kryeparlamentarit.

“Mbledhja e kryesisë ka vendosur që seanca plenare për krijimin e Qeverisë së Kosovës të mbahet të hënën më 3 shkurt në ora 11:00”, u shpreh Konjufca.

- Advertisement -

Kryeparlamentari foli edhe për marrëveshjen eventuale të Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike, ku u shpreh optimist për një gjë të tillë.

Për mundësitë e dorëheqjes së tij nga pozita e kryetarit të Kuvendit, Konjufca deklaroi se është koha e emërimeve dhe jo e dorëheqjeve.

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur optimist se do të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që ne datën 3 shkurt të mbahet seanca plenare për votimin e qeverisë, Konjufca tha se duhet punuar intensivisht për implementimin e rezultatit të 6 tetorit, që sipas tij, ka qenë ai i ndryshimit.

Konjufca: Bisedimet po vazhdojnë

“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare, por optimist se marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk mund të ndal formimin e Qeverisë Kurti të cilin aq shumë janë duke e pritur qytetarët e Kosovës dhe për të cilin kanë votuar ata me 6 tetor gjatë zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën”, tha ai.

Përkundër kërkesës së LDK-së, që pozita e kryeparlamentarit t’iu takojë atyre për një vit, Konjufca tha se nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve.

Konjufca: S’është kohë dorëheqjesh

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve”, tha Galuk Konjuca.

Kryeparlamentari Konjufca tha gjithashtu se në mbledhjen e kryesisë e kanë respektuar kërkesën e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti që të hënën të mbahet seanca plenare për votim të Qeverisë.

Mblidhet LDK-ja

Pas caktimit nga ana e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që me datën 3 shkurt të mbahet seanca për votimin e kabinetit qeverisës nga mandatari për kryeministër, Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e partisë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas kësaj mbledhje ka thënë se partia e tij do të takohet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re në seancën e së hënës.

Haziri ka deklaruar se e vetmja gjë e pa dakorduar ndërmjet VV dhe LDK është çështja e kryeparlamentarit.

Duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq mandati për kryeministër, z. Albin Kurti, ndërkaq çështjet e tjera kanë marrë dakordimin e të dyja palëve. Ne do të vazhdojmë të takohemi, të negociojmë dhe ta sjellim një marrëveshje e cila të hënën na bënë me ekzekutiv të ri”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Isa Mustafa ka organizuar këtë takim për t’u konsultuar lidhur me të gjitha dilemat që janë shfaqur në negociatat me VV-në.

Kryetari i Gjilanit ka potencuar se LDK-ja ka përgatitur një dokument voluminoz që është marrëveshje potenciale i cili, siç thotë ai, përmbledh të gjitha dallimet.

Ndonëse ka thënë se LDK-ja e sheh VV-në si partnere të vetme, Haziri ka konfirmuar qëndrimin lidhur me postin e kryeparlamentarit, që është edhe pika ndarëse.

Konsultimet e ditës nga LDK-ja janë në funksion të finalizimit të marrëveshjes me VV-në.

Ne kemi arritur për t’i përmbyllur të gjitha dallimet në një document voluminoz, i cili është marrëveshje politike e përgatitur.

Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit, duke u pajtuar që Qeverinë e udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ndërsa roli i LDK-së, i fokusuar në këtë fazë te Kuvendi i Republikës”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari Haziri tha se diskutimet e tyre shkojnë në shterrjen e mundësive për arritjen e një marrëveshje me LVV-në.

Haziri: Roli i LDK-së është i fokusuar në Kuvendin e Kosovës

Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq LVV dhe mandatari apo kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Ndërsa, roli i LDK-së, është i fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë Kuvendit të Republikës.

Ky është zaten dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbetur me u definu, çështjet tjera kanë marrë zbardhje të dy palëve.

Ne do të vazhdojmë me u taku natyrisht dhe me biseduar, me negociu, me sjell një marrëveshje që të hënën na bën me ekzekutiv të ri”, tha Haziri.

Haziri krejt në fund ka përmendur se deri më tani ka pasur dy takime të fshehura, e kjo sipas tij është bërë për një arsye. Derisa ka deklaruar se takimet me partinë që po synojnë që disa muaj arritjen e një koalicioni qeverisës, mund të ndodhin në çdo kohë.

Pra, lideri i VV-së, Albin Kurti do të kërkojë votat e deputetëve për t’u bërë kryeministër në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re më 3 shkurt.

Ndonëse ende pa marrëveshje me LDK-në, Kurti synon që të bëhet për herë të parë kryeministër i Kosovës.

Për seancën e së hënës ka vendosur Kryesia e Kuvendit, pas kërkesës së mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit