3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Erdogan nxehet keq me Rusinë: Ne do hakmerremi për vrasjen e ushtarëve turq në Siri

Rekomandime

Turqia ka paralajmëruar Rusinë të mos përfshihej, derisa hakmerret kundër forcave të qeverisë siriane për vrasjen e katër ushtarëve të saj në Idlibi-in e Sirisë veri-perëndimore, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Katër ushtarë turq u vranë dhe nëntë u plagosën, njëri prej tyre seriozisht, gjatë granatimeve nga forcat e regjimit sirian në rajonin Idlib në veriperëndim të Sirisë, të hënën, sipas ministrisë turke të mbrojtjes.

”Dua t’u them veçanërisht autoriteteve ruse se bashkëbiseduesi ynë këtu nuk jeni ju, por regjimi sirian dhe nuk duhet të qëndroni në rrugën tonë”, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan para gazetarëve.

Rusia tha që ushtria turke u vu nën zjarr nga forcat e regjimit sirian sepse nuk paralajmëruan Moskën për operacionet e tyre në Idlib, sipas Agjencisë së Lajmeve TASS, e cila citoi Ministrinë e Mbrojtjes Ruse. Turqia do t’i shohë forcat e qeverisë siriane si “shënjestra” rreth posteve të vëzhgimit turk në veriperëndimin e Sirisë Idlib, tha të hënën një zëdhënës i AK për qeverisjen e Presidentit Tajip Erdogan.

- Advertisement -

“Regjimi (Sirian) tani e tutje është një objektiv për ne në rajon pas këtij sulmi. Ne presim që Rusia të mos e mbrojë regjimin ose t’i mbrojë ata sepse pas sulmit të qartë të forcave tona të armatosura, forcat e regjimit rreth posteve tona janë objektiva, “tha Omer Celik për transmetuesin CNN Turk.

Ai shtoi se qeveria siriane ishte “duke vepruar si një organizatë terroriste” dhe se bisedimet do të zhvillohen me zyrtarë rusë, të cilët mbështesin qeverinë siriane, për situatën në rajonin e Idlib

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit