Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden lidhur me GJEN0ClDlN turk ndaj armenëve.
Erdogan përdori fjalë të ashpra kundër Joe Biden në fjalimin e tij të hënën.
Sipas Erdogan ai duhet të mësojë mirë historinë fillimisht.
“Ne nuk jemi të interesuar për kërkesat e armenëve, të cilat duket se njihen nga administratat e vendeve të ndryshme. Kështu i trajtojmë deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Zoti Biden duhet të studiojë dhe të njohë shumë mirë historinë e armenëve. Nuk është e mundur që ne ta falim atë për përpjekjen për të sfiduar Turqinë pa i ditur këto gjëra. Ne e dimë se qytetarët armenë që jetojnë në vendin tonë janë të shqetësuar nga ky abuzim politik,“ tha Erdogan.
Joe Biden u bë presidenti i parë amerikan që njohu ngjarjet e fillimit të shekullit të 20-të kundër armenëve si GJEN0ClD. Pikërisht ky fakt ngjalli pakënaqësi në Turqi.