-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Bajqinovci jep lajmin e madh: Kosova ka blerë 30 milionë euro armatim

Rekomandime

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka treguar se Kosova është armatosur në vlerë prej 30 milionë euro me pajisje ushtarake.

Bajqinovci këtë deklaratë që e dha në “Prime Timë” ka treguar edhe për çfarë pajisje bëhet fjalë.

- Advertisement -

“Pajisje ushtarake kanë ardhur në Kosovë por jo me atë aeroplan që u tha, 30 milionë euro është blerë pajisje e armatim, kundërajror prej shteteve perendimore para nja tre muaj, Kosova po armatoset me kundërajror”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova duhet të furnizohet edhe me 500 milion euro armatim.

“Para disa muajsh kanë ardhur disa pako me shumë armë e municion, e që mendoj që akoma është i paktë, e që sipas mendimit tim Kosovës i nevojiten edhe 500 milionë euro investim për Ushtrinë”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit