5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiqin

Rekomandime

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka realizuar një bisedë-telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur në një publikim në rrjetin social Twitter, në faqen zyrtare të presidencës turke.

Në të njëjtin njoftim theksohet se Erdogan ka biseduar me presidentin Thaçi, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Janë diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat që synojnë forcimin e marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe Turqi-Serbi.

- Advertisement -

Presidenti Erdogan u pajtua me Presidentin Thaçi dhe Presidenti Vuçiq për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konsultave për çështje bilaterale dhe regjionale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Erdogan pati reaguar pas njohjes së Kosovës nga Izraeli.

- Advertisement -

Ditë më parë Thaçi tha se është në kontakt me presidentin turk, Erdogan dhe se kjo njohje s’do ta cenojë partneritetin miqësor e vëllazëror me Turqinë.

Për dallim nga Thaçi, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sonte hapur deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me presidentin turk Erdogan, por që sipas tij njohjet e shtetit të Kosovës nga vendet arabe janë të mirëseardhura dhe mjaftë të nevojshme

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit