23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Erdogani i kundërpërgjigjet brutalisht Assadit

Rekomandime

Forcat e armatosura të Turqisë (TSK) pas sulmit të kryer nga forcat e regjimit në Idlib, kanë goditur gjatë gjithë natës elementet e regjimit të Asadit.

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, mësohet se momentet e goditjes nga ajri dhe artileri ndaj objektivave të regjimit janë filmuar nga mjetet ajrore pa pilot (dronët).

- Advertisement -

Në këto pamje vërehen momentet e goditjes ndaj autokolonave me mjete të blinduara që i përkasin regjimit, elementëve në lëvizje, bazat dhe qendrat që përdoren për armatime nga regjimi.

Të enjten vonë, të paktën 33 ushtarë turq ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror të forcave të regjimit të Asadit në zonën e de-eskalimit, në Idlib.

“Janë neutralizuar 5 helikopterë, 23 tanke, 23 artileri dhe obusë, nga një sistem mbrojtës ajror SA-17 dhe SA-22 si dhe 309 ushtarë të regjimit”.

- Advertisement -

“Pavarësisht se vendet ku gjenden njësitet tona janë koordinuar paraprakisht me zyrtarët e Rusisë në terren, ka ndodhur ky sulm”, tha ministri Akar, raporton AA-ja.

Akari u shpreh se krahas paralajmërimeve pas sulmeve të para, regjimi sirian vazhdoi sulmet vdekjeprurëse, madje duke synuar edhe ambulancat.

- Advertisement -

Ai gjithashtu tha se pavarësisht se vendet ku gjenden njësitet turke ishin koordinuar paraprakisht me zyrtarët e Rusisë në terren, ka ndodhur ky sulm.

“Asnjë grup i armatosur nuk ishte rreth trupave turke gjatë sulmit vdekjeprurës të regjimit të Asadit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit